Fjalë Kyçe

Arsimtari rrah nxënësin në komunën e Podujevës

Arsimtari rrah nxënësin në komunën e Podujevës

Në komunën e Podujevës thonë se do të marrin masa disiplinore ndaj arsimtarit.

Këto gërvishtje në qafë 13 vjeçarit A.R ju shkaktuan nga arsimtari i gjermanishtes.

Kështu po pretendon familja Rama nga Podujeva sipas të cilëve arsimtari i shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Balloc të Podujevës, Shahin Babatinca e ka sulmuar nxënësin e klasës së shtatë.

Xhaxhi i 13 vjeçarit të rrahur Besnik Rama tregon për T7 arsyen pse ja sulmoj arsimtari nipin.

“Djali qysh thotë jam dalë e kam mbyllë derën dera u kanë e hapne edhe aty më ka sulmuar profesori.

Djalin e kina pas te mjeku nuk diçka serizoe, por është i shqetësuar saqë thotë që nuk mundem me shku në shkollë nëse nuk është aty”

Sipas Ramës ky nuk është rasti i parë që ky arsimtar i rrah nxënësit në këtë shkollë.

“Këna ndëgju qe i rreh nxënësit jo qysh duhet në mënyrë të keqe, ka edhe raste të tjera kam ni, por nuk i kam lajmruar në polici”

Me rastin tani po merren edhe organet e rendit të këtij qyteti.

Këtë e ka pohuar zëdhënësja e Policisë së Podujevës, Antigona Çitaku- Dibrani.

“Nxënësi e akuzon personin që është sulmuar nga ai ndërkaq i dyshuari thotë se nuk ka pasur qëllim por ajo ka ndodhur pasi ai ka dashtë ta ketë nën kontroll kështu që rasti tash është nën hetime dhe do të intervistohen edhe dëshmitar të tjerë”.

Por arsimtari i gjermanishtes nuk pati telashe vetëm me këtë nxënës, pasi edhe një prind tjetër që deshi të mbetej anonim thotë se Shahin Babatinca ia kishte rrahur vajzën.

“Me profesorin kemi pas krejt telashe para dy mujave ma ka sulmuar fëmijën. Nuk e di ai është problem mendor i tij, pasi është i pa aftë për punë.. Jemi anku te drejtoria po kot…Po kam plot sulme që ka ba në shkollë, ajo shkollë është krim”

Për rastin e 13 vjecarit janë të informuar edhe në komunën e Podujevës.

Zëdhënësi i kësaj komune, Nazim Elezi paralajmëron masa disiplinore ndaj arsimtarit.
Por Elezi thotë se nuk kanë marrë ankesa tjera nga prindërit për arsimtarin në fjalë.

“Për arsimtarin nuk kemi info që ka ushtruar dhunë edhe ndaj nxënësve tjerë”.

Televizioni gjatë gjithë ditës ka provuar të kontaktojë me arsimtarin e lartcekur për të marr edhe verisionin e tij.