Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka sjell së fundmi në treg albumin e saj më të ri muzikor “Dasma shqiptare”.
Ky album vjen me plot këngë folklorike dhe patriotike të kënduara nga vet Arta, prodhime muzikore të cilat janë incizuar në studion e vëllait të saj, producentit Don Arbas.
“Dasma shqiptare” mund të gjendet online por edhe si CD në të gjitha pikat e shitjes të autorizuara.
Këngëtarja Bajrami për Telegrafin ka treguar se këtë album ia dedikon babait të saj të ndjerë, Zejnullah Bajrazmi, i cili ishte një këngëtar i njohur i odave dhe muzikës rapsodike.
Ajo ka promovuar albumin e saj të ri në rrjetet sociale, ku shfaqet e veshur me veshje kombëtare, me çka vë në pah edhe patriotizmin e saj.
Një detaj interesant që këngëtarja zbuloi për Telegrafin ishte plisi që ajo mban në kokë, e që ka qenë i njëjti që ka përdorur edhe babai i saj i ndjerë.
“Duke qenë se të gjitha këngët janë dedikim për babain tim, ishte arsyeshme që edhe paraqitja ime të kishte diçka nga ai, në këtë rast plisin në kokë të cilin e kam vënë, është i babait tim. Pasi ndërroi jetë unë e kam marrë dhe mendoj se ishte momenti i duhur ta vë”, ka thënë Arta për Telegrafin.
Me inicistivën për të risjellë në jetë këngët e kënduara nga ai, Arta duket të jetë shembulli i një vajze që çon deri në fund amanetin e prindit.