Arta Nitaj e nisi ditën me përkujdesje ndaj fizikut.
Arta Nitaj vazhdon të komentohet shumë për linjat trupore, të cilat tash e një kohë i ka në formën më të mirë, shkruan lajmi.net.
Për t’i arritur këto rezultate, ajo kujdeset që vazhdimisht të ushtrojë dhe ia ka dalë që të ketë fizikun e dëshiruar.
Mëngjesin e sotëm, ajo e nisi herët duke marrë rrugën menjëherë për në palestër, teksa ndau me ndjekësit një foto në InstaStory.
Në atë imazh, ajo shfaqet e veshur me veshje sportive, ndërsa në krah po mbante një çantë me të tjera veshje.
Arta dukej në top-formë, kurse më pastaj ndau video duke u ushtruar në palestër.