Fjalë Kyçe

Arta Elezaj merr vëmendje në pozat me të brendshme të markës ‘Christian Dior’

Arta Elezaj merr vëmendje në pozat me të brendshme të markës ‘Christian Dior’

Modelja dhe aktorja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, po shijon pushimet në Mal të Zi.

Bukuroshja, që tashmë shquhet për luksin dhe jetën e shtrenjtë, është duke kaluar një periudhë të mirë në një nga resortet atje.

Derisa po argëtohet në masë të madhe, ajo këtë kohë nuk ka munguar as me imazhe e video atraktive.

Në këto që ka ndarë së fundmi në Instagram, ish-aktorja e “O sa mirë” vjen në formë të mrekullueshme në një palë të brendshme të markës ‘Christian Dior’.

Këto fotografi kanë bërë që të marrë komplimente të shumta e mijëra pëlqime në postim.

Modelja nga Klina këtë kohë nuk ka qenë e angazhuar në ndonjë projekt e po ashtu prej pjesëmarrjes në serialin e lartpërmendur.

Sidoqoftë, Elezaj po vazhdon bashkëpunimin me brende të njohura.