Fjalë Kyçe

Arta Nitaj uron 28 Nëntorin nga Dubai me foton kuqezi të Burj Khalifa’s

Arta Nitaj uron 28 Nëntorin nga Dubai me foton kuqezi të Burj Khalifa’s

Padyshim që mori vëmendje të madhe ndriçimi i ndërtesës më të madhe në botë, ‘Burj Khalifa’.

Me lokacion në Dubai, gjatë ditës së sotme (e shtunë) në të ishin ngjyrat kuq e zi, për shkak të festës së 28 nëntorit.

Me po të njëjtën video që u bë virale, modelja e njohur Arta Nitaj ka uruar festën e flamurit.

“Urime”, ka shkruar ajo në mbishkrim, duke e shoqëruar edhe me një ’emoj’ të buzëqeshur.

Po ashtu pak më parë ajo kishte ndarë një video, ku në sfond dëgjohej kënga e Unikatilit, “Kuq e Zi”.

Sidoqoftë kësaj, pothuajse e gjithë estrada shqiptare kanë ndarë urimet e tyre në rrjete sociale.