Fjalë Kyçe

Arta Nitaj zbulon tatuazhin e ri që ka realizuar në këmbë

Arta Nitaj zbulon tatuazhin e ri që ka realizuar në këmbë

Modelja dhe ish-aktorja e “O Sa Mirë”, Arta Nitaj, vihet gjithmonë në qendër të mediave rozë për dukjen e saj.

Së fundmi, ajo përmes rrjeteve sociale u tregoi fansave të saj se ka realizuar një tatuazh të ri në këmbën e majtë.

E ndërsa në një video të fundit, Nitaj ka bërë të ditur se çfarë zgjodhi që të “gdhendë” përjetësisht në trupin e saj këtë radhë.

Bëhet fjalë për figurën e një maceje, të formuar nga copëza të vogla, të cilat të bashkuara krijojnë simbolin e kokës së një koteleje.

“S’mund të mjaftohem me këtë”, ka shkruar bukuroshja nga Peja në mbishkrimin e videos së publikuar në InstaStory.

Ajo përndryshe ka një numër të madh tatuazhesh në trupin e saj, kryesisht në duar dhe këmbë.

Ndërkohë, tatuazhi më i dukshëm mbetet ai në krahëror, në të cilin ka të shkruar fjalinë “Me çdo rrahje zemre”.