Fjalë Kyçe

Arta Nita ‘Skandal’, planifikon diçka të re

Arta Nita ‘Skandal’, planifikon diçka të re

Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është gati për një aventurë të re televizive.

Ajo shumë shpejt do të nisë një program të ri të quajtur “Skandal”, i cili do të transmetohet në RTV Dukagjini.

Në rrjetet sociale tashmë është publikuar promoja e emisionit, e cila shfaq një fletore të mbushur me shkrime të bëra për modele në faqet e shtypit rozë.

Bukuroshja nga Peja nuk ka zbuluar në detaje se për çfarë bëhet fjalë, duke e lënë konceptin e emisionit befasi për publikun.

Nitaj përndryshe është një nga emrat më të ndjekur në rrjetet sociale, për imazhet dhe videot e ndryshme me përmbajtje provokuese që publikon.

Ajo ka tashmë një përvojë në prezentim, pasi është marrë me moderimin e “Tap Quiz”-it që transmetohej në Platformën Gjirafa.
https://www.instagram.com/p/CKPRfcZgoZH/?utm_source=ig_embed