Fjalë Kyçe

Prof. Dr. Artan Haziri kandidat për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD

Prof. Dr. Artan Haziri kandidat për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD

Prof. Dr. Artan Haziri është kandidat për deputet i nominuar nga Nisma Socialedemokrate, shkruan GazetaAlo.

Haziri në faqen e tij zyrtare, Facebook, ka shkruar për mirënjohjen ndaj kryetarit të kësaj partie, z.Fatmir Limajt, dhe kontributin e tij që ka dhënë qysh nga koha e luftës dhe më tej.

Haziri shpreh gatishmërin për msionin zgjedhor dhe kontributin e tij që do ta jap në të mirë të vendit dhe për këtë kërkon mbështetjen dhe përkrahjen nga qytetarët.

Ky është postimi i tij i plotë: 

Te nderuar familjar, miq, studente dhe te gjithe ju qe me njihni!

Nga sot jam zyrtarisht kandidat per deputet ne Parlamentin e Republikes se Kosoves, i nominuar nga NismaSocialdemokrate, ne koalicionin NSD-AKR-PD!

Eshte privilegj i madh per mua, te jem pjese e listes per deputet, ne krye te se ciles eshte njeriu, i cili e ka deshmuar veten si ne lufte, ashtu edhe ne paqe,z. Fatmir Limaj!

Ne baze te pervojes sime shumevjeçare si profesor universitar, kam percjelle me mijera studente, te cilet i dijne vlerat e mia morale dhe akademike!

Jam munduar si 18 vjeçar te jap nje kontribut per vendin, si njeri nder ushtaret me te rinje te UÇK-se ne Koshare, ndersa tani si Doktor i Shkencave Ekonomike perveq kontributit tim ne edukimin dhe arsimimin e te rinjeve, jam i gatshem te jap çdo gje nga vetja ime si deputet i Republikes se Kosove per te miren e vendit!

Nese ju besoni ne aftesite dhe vlerat e mia te jam pjese e Parlamentit, atehere kam nevoje per mbeshtetjen tuaj!

Besoj ne mbeshtetjen e te gjithe juve qe me njihni dhe qe besoni ne mua!