Fjalë Kyçe

“Artistë me shkollë”, këta janë disa nga këngëtarët shqiptarë që i kanë përfunduar studimet

“Artistë me shkollë”, këta janë disa nga këngëtarët shqiptarë që i kanë përfunduar studimet

Trojet shqiptare kanë një numër të madh të artistëve që veprojnë brenda e jashtë vendlindjeve të tyre.

Këta artistë kanë sjellë hite të shumta dhe vazhdojnë të sjellin projekte nga më të ndryshmet, e që disa prej tyre i kanë mbijetuar kohës për vite të tëra.

Disa prej tyre kanë të përfunduar studimet në fusha të ndryshme por më shumë janë aktiv në botën e artit.

Këta janë disa nga artistët që i kanë të përfunduara studimet në fusha të tjera:

1.Ledri Vula

Ledri Vula është njëri nga rep-artistët më të njohur në vend, mirëpo a e keni ditur se ai ka përfunduar studimet për regji filmi në Prishtinë?

2.Armend Rexhepagiqi

Cilësohet si njëri nga artistët më të mirë në vend, por Armendi përveç muzikës ka përfunduar studimet në fushën e mjekësisë.

3.Elvana Gjata

Elvana është njëra nga artistet e njohura nga Shqipëria, ku përveç muzikës këngëtarja është e diplomuar në Universitetin e Tiranës për regjisore.

4.Xhensila Myrtezaj

Artistja e njohur ka diplomuar në drejtimin “Marrëdhënie me publikun”, mirëpo është aktive vetëm me muzikë.

5. Naim Abazi

Këngëtari Naim Abazi përveç muzikës ka të përfunduara edhe studimet në fushën e mjekësisë.

Ndryshe, kujtojmë se artistët e lartcekur aktualisht nuk janë aktivë në fushat ku kanë diplomuar.
/lajmi.net