Fjalë Kyçe

Artistët e njohur ‘ndihen të rrezikuar’ nga Inteligjenca Artificiale, më shumë se 200 prej tyre nisën një ankesë: Sulmi duhet të ndalet

Artistët e njohur ‘ndihen të rrezikuar’ nga Inteligjenca Artificiale, më shumë se 200 prej tyre nisën një ankesë: Sulmi duhet të ndalet

Më shumë se 200 artistë, kanë nisur një letër drejt kompanive të teknologjisë së Inteligjencës Artificiale, zhvilluesve, platformave dhe shërbimeve digjitale të muzikës që të ndalojnë përdorin përdorimin e AI-s që sipas tyre “po cenon dhe zhvlerëson të drejtat e artistëve të vërtetë”.

Në mesin e këtyre emrave të njohur janë Stevie Wonder, Robert Smith, Billie Eilish, Nicki Minaj, R.E.M., Peter Frampton, Jon Batiste, Katy Perry, Sheryl Crow, Smokey Robinson etj, shkruan Euronews.

Takimi i radhës në Bruksel ndërmjet Bislimit dhe Petkoviqit – në përpjekje për të…Ylli 17-vjeçar Endrick, po përgatit një dasmë me një modele – prindërit e këshill…Nga Liga Premier dhe Serie A e duan transferimin e sensacionit të BarcelonësRreth 2700 çiklistë i harrojnë biçikletat në stacionet e trenit – çfarë bën çdo v…Mot i vranët dhe me diell, pasdite priten riga shiu
Letra u nis nga organizata jofitimprurëse për të Drejtat e Artistëve.

Ankesa, ndonëse pranon mundësitë e kreativitetit nga teknologjia e AI, adreson disa nga kërcënimet e saj ndaj artit që krijohet nga njerëzit.

Njëra prej shqetësimeve vjen po ashtu edhe përdorimi i punës së artistëve për të trajnuar modele të Inteligjencës Artificiale pa leje në një përpjekje për të zëvendësuar artistët.

“Të mos keqkuptohemi, ne besojmë se kur Inteligjenca Artificiale përdoret me përgjegjësi ka potencial të madh për të avancuar krijimtarinë njerëzore dhe në një mënyrë që mundëson zhvillimin dhe rritjen e përvojave të reja dhe emocionuese për fansat e muzikës kudo”, thuhej në letrën e tyre.

“Fatkeqësisht, disa platforma dhe zhvillues po përdorin Inteligjencën Artificiale për të sabotuar krijimtarinë dhe për të minuar artistët, kompozitorët, muzikantët dhe mbajtësit e të drejtave. Kur përdoret në mënyrë të papërgjegjshme, AI paraqet kërcënime të mëdha për aftësinë tonë për të mbrojtur privatësinë tonë, identitetin tonë, muzikën tonë dhe jetesën tonë”

“E pakontrolluar, AI do të vërë në lëvizje një garë deri në fund që do të degradojë vlerën e punës sonë dhe do të na pengojë të kompensohemi në mënyrë të drejtë për të”, vazhdon letra.

“Ky sulm ndaj krijimtarisë njerëzore duhet të ndalet. Ne duhet të mbrohemi nga përdorimi i AI që mund të vjedhë zërat dhe ngjashmëritë e artistëve profesionistë, dhe që mund të shkel të drejtat e krijuesve drejt shkatërrimit të ekosistemit muzikor”