Fjalë Kyçe

As 31 dhjetori 2018 nuk përfundon pa të vdekur në komunikacion

As 31 dhjetori 2018 nuk përfundon pa të vdekur në komunikacion

Me dy të vdekur dhe 5 të lënduar ka përfunduar dita e fundit e vitit 2018 nga aksidentet në komunikacion.
Të vdekurit janë dy femra ku kanë humbur jetën në dy aksidente të ndara njëra në Podujevë dhe tjetra në Milloshevë, raporton Policia e Kosovës, transmeton GazetaAlo.

Në Podujevë në fshatin Penuhë dje rreth orës 14:11 tri (3) vetura civile me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një femër K/Shqiptare drejtuese e njërës nga veturat e involvuara në aksident, kurse lëndime trupore kanë pësuar 5 meshkuj dhe 3 femra K/Shqiptar-e.

Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor. Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për autopsi.

Ndërsa në rastin e dytë në Obiliq, gjegjësisht në fshatin Milloshevë, dje rreth orës 03:40 ka ndodhur aksidenti i dytë me fatalitet ku viktima femër shqiptare pas aksidentit ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./GazetaAlo/