Fjalë Kyçe

As arrestimi s’e ndalë Shemin: Do nisem tash për Sunny Hill, do këndoj për Adem Jasharin

As arrestimi s’e ndalë Shemin: Do nisem tash për Sunny Hill, do këndoj për Adem Jasharin

Këngëtari kosovar Shemsi Krasniqi- Shemi ka një dëshirë të madhe. Të performojë hitin e tij ‘Xhamadani’, në festivalin ndërkombëtar të muzikës Sunny Hill. Por kjo dëshirë e tij, vështirë që të realizohet sipas organizatorëve. Por Shemi thotë se pavarësisht që mbrëmë iu pamundësua performimi, Shemi në një bisedë për Nacionalen thotë se sërish do të provojë t’ia mësyjë këtij festivali, shkruan Nacionale.

E se do të këndojë në këtë festival, Shemi, është plotësisht i bindur.

Shemi i vendosur

“Veç nëse më bllokojnë hermetikisht se sot do të këndoj. Qetash po nisna, edhe sot do ta provojë. E di që edhe sot do të ma bëjnë. Në fëmijë kam ba be që do këndoj”, tha këngëtari Shemi për Nacionalen.

Por ai jep edhe një arsye se përse mbrëmë iu pamundësua këndimi në këtë festival.

“E kanë marrë që po du me zor me shku me këndu. Unë me vitet e mia, karrierën time. Me mijëra koncerte. Unë i kam thanë Dugit, pasha dy fëmijët pa e këndua xhamadanin se la. Ai më ka thanë ‘Pasha tre fëmijët s’e ke këndua”. Me më hek mu për mos me këndua dem Jasharin, unë u revoltova. Pse mos me u këndua, kur e kemi në rok version. A ta merr mendja që unë shkoj me zor diku me këndu. Unë jam revoltu, e kam thanë pa e këndu nuk e la”, thotë ai.

Fajin për gjithë këtë situatë, Shemi ia hedhë kreut të Prishtinës, anise nuk jep arsye bindëse.

“Nuk jam në pllakatë. Por unë duhet me qenë aty. Dugi (Dukagjin Lipa), më ka thirë, biseda kemi pasë. Besoj që njeriu i qytetit, Përparimi, po ma bën këtë bllokadë. Santë është e paraparë që të përformojë. Kështu me thanë një grua që qëndrojke aty”, shprehet Shemi.

S’kishte ftesë

E nga organizatorët e këtij Festivali, i thanë Nacionales se Shemsi Kreasniqi-Shemi nuk është i paraparë në agjendë për performim gjatë ditës së sotme e as gjatë netëve të kaluara.

“Nuk është në agjendë, e as nuk ka qenë kurrë. Me gjithë respektin dhe vlerësimin për krijimtarinë e tij”, thanë organizatorët.

Sunny Hill / Nata e dytë në Sunny Hill: J Balvin fiton turmën me flamurin e Kosovës, Babastars ashtu-ashtu

Por Shemi në evoltën e tij e përmendi edhe themeluesin e këtij festivali, babanë e Duas, Dukagjin Lipën. Tha se vet Lipa e ka thirrur për të kënduar në Sunny Hill.

Por Lipa, kontaktuar nga Nacionale, ka refuzuar kategorikisht që të komentoj për këtë situatë.

“Ka tema ma të mira që mundeni me u marrë ju si gazetar, nuk flasë për këtë çështje” tha Lipa për gazetën.

Për gjithë këtë ngjarje kanë folur edhe nga Policia e Kosovës. Sipas tyre, këngëtari pa autorizim kishte hipur në binë.

“Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë”, thuhet në njoftim.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit