Fjalë Kyçe

Nisma Socialdemokrate nuk e përkrah mocionin për rrëzim e qeverisë Hoti

Nisma Socialdemokrate nuk e përkrah mocionin për rrëzim e qeverisë Hoti

Për mocionin e ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje për rrëzim të qeverisë Hoti, nuk ka vota për të dhënë Nisma Socialdemokrate e cila është pjesë e këtij koalicioni qeverisës.

Kështu ka deklaruar për KosovaPress deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë të inicioj mocion për rrëzim të qeverisë.

“Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë me nis një mocion, është e drejtë e tyre me nis mocion. Nisma Socialdemokrate është pjesë e këtij koalicioni qeverisës dhe nuk e përkrah një mocion të tillë të ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.

Nga sot Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzim të koalicionit qeverisur në krye me Avdullah Hotin. Për këtë mocion mosbesimit në PDK thonë se ende nuk kanë qëndrim.