Fjalë Kyçe

As Projektligji për dialogun s’ia ndalon Thaçit diskutimet për kufijtë

As Projektligji për dialogun s’ia ndalon Thaçit diskutimet për kufijtë

Shumë kritika dhe akuza janë bërë në drejtim të partive në pushtet për Projektligjin për dialogun.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, ka thënë se Projektligji nuk ia ndalon presidentit Hashim Thaçi që të flasë për territorin e vendit, raporton KTV.

Madje, ajo ka thënë se ky Projektligj legalizon planin e presidentit për copëtimin e Kosovës.

Kritikat dhe akuzat ndaj hartuesve të këtij projektligji dhe presidentit, i ka bërë edhe Glauk Konjfuca.

Mbështetje Projektligjit për dialogun i dhanë deputetët e partive në pushtet, dhe partneri i tyre në dialog, PSD-ja e Ahmetit.

Deputetit të PSD-së iu kundërpërgjigj kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani.

Me gjithë vërejtjet dhe akuzat, Projektligji për dialogun u miratua me 6 vota për dhe tri kundër.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur se Projektligji për dialogun do të diskutohet në seancën e 2 shkurtit.