Fjalë Kyçe

Asamblisti i LVV: Shpend Ahmeti ka dështuar në menaxhimin e Prishtinës

Asamblisti i LVV: Shpend Ahmeti ka dështuar në menaxhimin e Prishtinës

Asamblisti i LVV-së Eman Rrahmani ka kritikuar ashpër Shpend Ahmetin, kryetarin e Prishtinës në mënyrën e menaxhimit të buxhetit.

“Shpend Ahmeti me performancë më të dobët se Agim Veliu e Lutfi Haziri në menaxhimin e buxhetit, madje edhe kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq është me performancë më të mirë” ka thënë Rrahmani në një postim në Facebook.

Është e turpshme në çfarë gjendje ka ardhë Prishtina me këtë qeverisje, u shpreh më tutje ai.

Postimi i tij i plotë:

Shpend Ahmeti me performancë më të dobët se Agim Veliu e Lutfi Haziri në menaxhimin e buxhetit, madje edhe kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq është me performancë më të mirë.

Është e turpshme në çfarë gjendje ka ardhë Prishtina me këtë qeverisje.
Kryetari i Prishtinës tashmë ka hequr dorë nga performanca për qytetarët ai është duke u marr me performancën në shërbim të Hashimit e Kadris.

Komunat përfituese te grantit për performancë të mirë për vitin 2019 janë:

Pejë – shuma e grantit 274,560.00 €
Prizren – shuma e grantit 246,773.00 €
Gjilan – shuma e grantit 244,380.00 €
Lipjan – shuma e grantit 189,453.00 €
Podujevë – shuma e grantit 163,270.00 €
Vushtrri – shuma e grantit 151,542.00 €
Gllogovc – shuma e grantit 149,846.00 €
Istog – shuma e grantit 135,184.00 €
Viti – shuma e grantit 105,802.00 €
Kaçanik – shuma e grantit 104,268.00 €
Skenderaj – shuma e grantit 115,906.00 €
Shtime – shuma e grantit 84,778.00 €
Obiliq – shuma e grantit 60,738.00 €
Mitrovicë e Jugut – shuma e grantit 76,525.00€
Junik – shuma e grantit 36,573.00 €
Hani i Elezit – shuma e grantit 39,561.00 €
Shtërpcë – shuma e grantit 30,646.00€
Novobërdë – shuma e grantit 24,777.00 €
Mitrovicë e Veriut- shuma e grantit 15,418.00€.