Fjalë Kyçe

Asllani humb rastin për ta dyfishuar epërsinë ndaj Kroacisë

Asllani humb rastin për ta dyfishuar epërsinë ndaj Kroacisë

Mesfushori Kristjan Asllani ka humbur një rast të artë për ta dyfishuar epërsinë e Shqipërisë ndaj Kroacisë.

Kur po zhvillohej minuta e 31-të Asllani doli përball me portierin kroat pas një tjetër asistimi të mirë nga Jasir Asani.

Për epërsinë e Shqipërisë në këtë takim është përkujdesur Qazim Laçi i cili në minutën e dhjetë realizoi me kokë pas një harkimi të bukur nga Asani.