Fjalë Kyçe

Asnjë i vdekur dhe 124 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 124 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se nga 974  mostra të marra, 124 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Zemaj po ashtu ka njoftuar se brenda 24 orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

I pari i shëndetësisë, ka bërë të ditur se është shqetësues se në Prishtinë brenda 24 orëve janë regjistruar 72 raste të reja.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19.

Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve.

Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid.

Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!

Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.