Fjalë Kyçe

Asnjë i vdekur dhe nëntë raste të reja me COVID-19

Asnjë i vdekur dhe nëntë raste të reja me COVID-19

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1694 testime, nëntë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Po ashtu është bërë e ditur se sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.

Aktualisht në Kosovë janë edhe 179 raste aktive me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7341 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa numri i të vaksinuarve ka shkuar 125.882.