Fjalë Kyçe

Asnjë i vdekur e 14 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Asnjë i vdekur e 14 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3, 057 testime për COVID, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë.