Fjalë Kyçe

Asnjë zyrtar i Komunës së Klinës në punë, qytetarët filmojnë objektin bosh

Asnjë zyrtar i Komunës së Klinës në punë, qytetarët filmojnë objektin bosh

Sot rreth orës 14:00 në ambientet e Komunës së Klinës, nuk është parë asnjë zyrtar brenda.

Qytetarët që kanë shkuar për shërbime nuk kanë mundur të kryejnë punë sepse zyrtarët e kësaj komune brenda orarit të punës nuk kanë qenë në objekt.

Komuna e Klinës pasditën e sotme nuk ka qenë e gatshme të kryej punë për qytetarët, sepse shërbyesit civilë nuk kanë qenë brenda objektit, ani pse do të duhej të ishin.

Boshatisja e objektit ka ndodhur rreth orës 14:00 (brenda orarit të punës).

Të njëjtit nuk kanë lëshuar ndonjë njoftim se pse nuk ndodhen nëpër zyra.

Video e këtij rasti këtu: