Fjalë Kyçe

“Ata dëgjojnë vetëm atë që iu përshtatet” – A po ia dedikon këto fjalë Bearti-Teas?

“Ata dëgjojnë vetëm atë që iu përshtatet” – A po ia dedikon këto fjalë Bearti-Teas?

Pas konfirmimit të ndarjes së tyre, Bearti ka shpërndarë një postim në Instagram, që duket se i dedikohet Teas.

Bearti fillimisht ndarjen e tyre e kishte konfirmuar për Express Rozë, ndërsa sot përmes një postimi në Instagram thotë se gjithçka ka marrë fund mes tyre. Ai thotë se nuk dëshiron dramë e vëmendje, por të mbyllet ky kapitull përgjithmonë.

Pas këtij postimi, Bearti ka shpërndarë një fotografi me një thënie që flitet për personat negativ.

“Nuk mundesh asnjëherë të fitosh një argument me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm atë që iu përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigjur”, thuhet në fotografinë që Bearti ka shpërndarë në Instagram.

Por, se a i dedikohet kjo Teas, nuk dihet pasi Bearti vetëm e ka shpërndarë postimin duke mos e komentuar.

Kujtojmë se ka disa ditë që po flitet për ndarjen e tyre, dhe po raportohet se kjo ndarje ndodhi gjatë udhëtimit të tyre në Stamboll.

Tea dhe Bearti e bën lidhjen e tyre publike pasi dolën nga emisioni Përputhen.

Nga një çift që ndanin gjithçka me publikun përmes rrjeteve sociale, ata tashmë nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.