Fjalë Kyçe

“Ata dhanë gjakun për liri, ne japim gjakë për të shpëtuar jetë”

“Ata dhanë gjakun për liri, ne japim gjakë për të shpëtuar jetë”

Shoqëria Civile nga komuna e Podujevës, në bashkëpunim me komunitetin e banorëve të Orllanit për nder të 31 janarit, ditës së rënies së heronjëve të kombit Zahir Pajaziti , Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, organizon aktivitetin e dhurimit të gjakut nga vullnetarët, shkruan Gazeta Alo.

Ky aktivitet organizohet si nderim dhe mirënjohje për veprën dhe heroizmin e treguar nga heronjët- Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Aktiviteti është i hapur për pjesëmarrje të te gjithë qytetarëve të vendit, prandaj organizatori iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar të bëhën pjesë e këtij aktiviteti për të dhuruar gjak që shpëton jetë.

Sipas agjendës së përcaktuar, aktiviteti i dhurimit të gjakut do të bëhet më 31 janar në Orllan, gjegjësisht në komplesin memorial ‘Zahir Pajaziti’.

Aktiviteti i dhurimit të gjakut do të zgjasë nga ora 11 deri në ora 14. Rexhep Zeka, kryetar iI OJQ-së ‘Sundimi i demokracisë’ me seli në Orlan shprehet se me fillim në ora 11 do të bëhen homazhe dhe do të bëhet vendosje e kurorave të luleve te varri i Heroit Kombëtar, për të vazhduar më pas me aktivitetin e dhurimit të gjakut.“/Gazeta Alo/