Fjalë Kyçe

“Ata janë të humbur, jo unë”, për kë e ka fjalën Arjola?

“Ata janë të humbur, jo unë”, për kë e ka fjalën Arjola?

Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë nga finalja e spektaklit “Big Brother VIP”.

Ndërkohë, banorët e shtëpisë veçse po debatojnë me njëri-tjetrin për situata brenda shtëpisë, gjithashtu edhe finalen.

Duke e ditur se Monika dhe Donaldi janë një nga banorët me më së shumti konflikte, Arjola së fundmi ka diskutuar për ta, përcjell lajmi.net

Derisa po bisedonte me Einxhel, ajo tha: “Unë kam hequr dorë nga zgjidhja e kësaj situate. I kam qëndruar afër si njërit, si tjetrit, në momente shumë të vështira dhe shumë kritike këtu brenda. T’i duash njerëzit sinqerisht edhe t’i respektosh sinqerisht dhe të mos e vlerësojnë këtë gjë, ata janë të humbur jo unë”.

Ndryshe, Arjola, Iliri dhe Monika janë banorët të cilët aludohet se do jenë finalistët e “Big Brother VIP.”