Fjalë Kyçe

Atletico mposht me lehtësi Sevillan

Atletico mposht me lehtësi Sevillan

Atletico Madrid ka fituar lehtësisht ndeshjen ndaj Sevillas.

2:0 përfundoi ndeshja në ‘Sanchez Pizjuan’, në favor të Atleticos, përcjell lajmi.net.

Gjatë 90 minutave skuadër më e mirë ishin mysafirët, kështu duke thelluar edhe më shumë gjendjen e Sevillas.

Golat për ‘rojiblancos’ u shënuan nga Marcos Llorente në minutën e 29` dhe Alvaro Morata në të 57`.

Kurse, skuadra e Julen Lopetegut rrezikuan seriozisht vetëm njëherë, por në vend ishte Jan Oblak.

Sevilla pëson humbjen e katërt këtë sezon në La Liga, duke konfirmuar se janë shumë larg formës së tyre.

Atletico me tri pikët e arkëtuara shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e pestë, kurse Sevilla ka pesë në pozitën e 16./