Vetëm qytetarët që rastisin të kalojnë për obligime personale shihen sonte në sheshet e Prishtinës.
Megjithëse sot shënohet Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk ka qytetarë që kanë vendosur të festojnë në ambient të hapur, njofton Klankosova.tv.
Kjo ndoshta meqë këtë mbrëmje po bie shi, ose edhe sepse nuk ka ndonjë aktivitet që po shënohet.