Fjalë Kyçe

Atmosferë festive brenda shtëpisë së Albatrit Muçiqit Egzona Mehmeti

Atmosferë festive brenda shtëpisë së Albatrit Muçiqit Egzona Mehmeti

Egzona duke dekoruar bredhin Për fëmijët anë e mbanë botës festat e fundvitit janë mjaft të dashura. Ata mezi i presin festat që të bëjnë dekorimet e bredheve dhe të fotografohen para tyre.

Mbrëmë bredhi i vitit të ri u dekorua edhe në familjen e këngëtarit të mirënjohur kosovar, Albatrit Muçiqit. Bashkëshortja e këngëtarit, Egzona shihet duke dekoruar bredhin në njërën prej instastory-eve të publikuara së fundmi nga Albatriti në instagram, shkruan rtv21.tv

Afër Egzonës shihen fëmijët, Amelia, Eraldi dhe Elia, të cilët mbase shihen të entuziazmuar me stolisjen e bredhit. Ndërsa, në një storie tjetër, vajza e madhe e çiftit, Amelia shihet me një arush duke u fotografuar para bredhit.