Atomisti Leart Ajvazaj është pranuar për të studiuar matematikë në njërin ndër top universitetet më të mira të botës, në Yale University në SHBA.
Në njoftimin e Institutit ATOMI thuhet se ky sukses i jashtëzakonshëm i Leartit para së gjithash është rezultat i potencialit të tij intelektual, i talentit të tij për matematikë dhe i punës së tij të palodhshme.
“Veç këtyre, ky sukses i Leartit do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme profesionale”, thuhet në njoftim.
“Prandaj, Instituti ATOMI iu shprehë mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që kanë kontribuuar në realizimin e potencialit të Leartit dhe në arritjen e këtij suksesi të jashtëzakonshëm nga ana e tij”.
“Me këtë rast, një falënderim të veçantë e meritojnë Bleron Baraliu dhe Valmir B. Krasniqi nga Instituti ATOMI, të cilën e kanë ndihmuar Leartin gjatë procesit dhe procedurave të aplikimit në Yale University, si dhe i kanë ofruar atij referenca profesionale dhe kredibile për pranim në Yale University!
“Instituti ATOMI i uron Leartit studime të suksesshme në Yale University dhe karrierë profesionale të shkëlqyeshme në të ardhmen!”, thuhet në njoftim.