Fjalë Kyçe

Aurela Hoxha tregon kur do të martohet, çfarë dasme dëshiron dhe kur do të bëhet nënë

Aurela Hoxha tregon kur do të martohet, çfarë dasme dëshiron dhe kur do të bëhet nënë

Aurela Hoxha tregon kur do të martohet, çfarë dasme dëshiron dhe kur do të bëhet nënë

Aurela Hoxha mbetet një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it. Me mbi 1 milion followers në Instagram, vajza seksi është shkëputur për një periudhë kohe nga Shqipëria duke jetuar në Spanjë, jo vetëm por me partnerin e saj.

Në një intervistë për “Pushime On Top”, Aurela i ka treguar moderatores, Ori Nebijaj detaje nga romanca e saj të cilën ajo e mban larg medias dhe rrjeteve sociale. ”Kudo që të jemi do ishim bashkë, por jemi atje sepse unë kam punën në Spanjën, ndaj kemi zgjedhur këtë vend për të jetuar”.

Por a do ta shohim Aurelën me fustan të bardhë së shpejti? ”Jam pak e çuditshme, ndonjëherë dua një dasmë private në plazh, ndërsa ndonjëhere dua një dasmë shumë të madhe tradicionale këtu në Shqipëri. Kur ta vendosim le ta zgjedhë partneri, unë jam një vajzë e bindur”.

E pyetur nëse ka në plan të bëhet mami, bukuroshja seksi ka tregur thënë se ”Disa gjëra i di zoti. Sigurisht që njerëzit planifikojnë por sidomos për këtë gjë, që është shumë e veçantë mendoj se ka një forcë më të madhe se ne që e ka planifikuar. Se di por është i mirëseardhur kurdo që vijë. Nuk e shoh as të largët as të afërt”.