Fjalë Kyçe

Autoritetet e Tiranës i kishin dhënë leje zyrtarit serb të fliste në emër të Kosovës

Autoritetet e Tiranës i kishin dhënë leje zyrtarit serb të fliste në emër të Kosovës

Kryeinspektori nga Kosova dhe ai nga Serbia janë përplasur gjatë një konference që po mbahej dië më parë në Tiranë. Në Tiranë u përplasën në mes vete kryeinspektorët e Kosovës dhe Serbisë në një konferencë rajonale që përfundoj punimet të premten.

Serbët kishin tentuar të flasin në emër të Kosovës, e këtë nuk e lejuan kosovarët.

Përfaqësuesit nga Kosova dhe Serbisë nuk lanë as këtu pa u përplasur, janë kryeinspektorët e të dy vendeve që u përplasen me fjalë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Reformimin e Inspektimeve në Ballkanin Perëndimor sipas standardeve të BE’së.

Sipas kryeinspektorit të MTI’së, Lulzim Syla, kryeinspektori serb tentoj të flas në emër të Kosovës, dhe se i njejti ju drejtua atij nga Shqipëria, se për Kosovën flasim siç jemi marrë vesh.

Kjo gjë e kishte nervozuar Sylën, duke parë se si Kosova po anashkalohej. Syla tregon se ai i ka thënë se Kosova është shpallur shtet me 17 shkurt, dhe unë flas në emër të shtetit të Kosovës, raporton Klan Kosova.