Fjalë Kyçe

AUV-i bën thirrje që të raportohen ngordhjet e shpezëve

AUV-i bën thirrje që të raportohen ngordhjet e shpezëve

Pas konfirmimit të prezencës së sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influnza në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që të raportojnë secilin rast të ngordhjes apo dyshimit të paraqitjes se sëmundjes tek shpezët e tyre.

AUV gjithashtu u ka kërkuar fermerëve që mbajnë shpezë që të parandalojnë kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët e tyre, të mbajnë shpezët në kushte të mira, të mos vizitojnë panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj.

“Vendosni masat e biosigurisë ne fermë, vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës, zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve, Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët, Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent, Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim, dhe më asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura” thuhet në njoftimin e AUV-it.