Fjalë Kyçe

Avdiu pyet Kusari-Lilën: A duhet të dorëhiqet qeveria pas humbjes në zgjedhje?

Avdiu pyet Kusari-Lilën: A duhet të dorëhiqet qeveria pas humbjes në zgjedhje?

Aktivistja Zana Avdiu e pyeti kryetaren në detyrë të Grupit Parlamentar të VV’së në Kuvend nëse qeveria do të duhej të dorëhiqej pas humbjes së zgjedhjeve.

“Ju mundeni me thënë që nuk ka pësu debakël, nuk pësuar humbje por Vetëvendosje e ka pësuar një humbje jashtëzakonisht të madhe nëse ne e llogarisim me zgjedhjet e 14 shkurtit. Ka humbur më shumë se gjysmën e përkrahjes”, thotë Avdiu.

“VV është në disa komuna në balotazh por nëse VV nuk fiton së paku në katër komuna të mëdhaja, a mendoni se qeveria duhet të dorëhiqet, a mendoni se ka legjitimitet me vazhdu nëse ka një humbje kaq të madhe”, pyeti Avdiu.

“Nuk e shoh të drejtpërdrejt të lidhur performancën e qeverisë me nivelin lokal, për shkak se njerëzit votojnë ndryshe në nivelin lokal”, u shpreh Kusari-Lila në Pressing.