Fjalë Kyçe

Avni Arifi nis punën si ambasador në Emiratet e Bashkuara

Avni Arifi nis punën si ambasador në Emiratet e Bashkuara

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, sot zyrtarisht ka nisur punën në Abu Dhabi.

Arifi kishte ushtruar postin e shefit të stafit politik të kryeministrit të Qeveris së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Ndërsa para këtij posti ai ishte kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë dhe njeri me ndikim në këtë parti.

“Sot kam filluar punën e Ambasadorit tē Republikēs së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përfaqësimi i duhur i Kosovës në këtë pjesë të botës është me rëndësi të posaçme politike dhe ekonomike. Falenderoj të gjithë ata që ma besuan këtë detyrë e në veçanti Kryeministrin Haradinaj. Si gjithmonē do të jem në funksion të detyrës”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.