Fjalë Kyçe

Avokati Emmerson kërkon lirimin e menjëhershëm të Kadri Veselit

Avokati Emmerson kërkon lirimin e menjëhershëm të Kadri Veselit

Ben Emmerson, avokati i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se prokuroria nuk ka prova kundër klientit të tij.

Këto deklarime ai i bëri në seancën e sotme paragjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë.

Emmerson tha se Prokuroria e kishte thënë këtë hapur.

“Prokuroria kanë thënë hapur se nuk ka prova kundër tij as për kryerje fizike të krimeve, as për bashkëkryerje, as për ndihmë dhe inkurajim, apo marrje pjesë në ndonjë mënyrë tjetër në këto krime”.

Avokati britanik theksoi se Kadri Veseli do të duhej të lirohej menjëherë me një vendim për shpalljen e tij si i pafajshëm.

“Do të ishte e drejtë që Z. Veseli të tkhehej në shtëpi menjëherë dhe të jepej vendimi për pafajësinë e tij”.

Menjëherë pasoi reagimi i prokurores.

Ajo tha se avokati i Veselit nuk po flet gjëra të sakta, ndërsa evotoi t’i kundërpërgjigjej atij direkt për çështjen e lirimit.

“Deklaratat e bëra nga Z. Emmerson qartësisht nuk janë të sakta”.

Prokurorja theksoi se mbrojtja po mundohet ta paraqes Prokurorinë si jo të gatshme për fillimin e procesit të gjykimit.