Fjalë Kyçe

Avokati i ‘Currit’: Klienti im nuk i njeh të akuzuarit tjerë për fajde

Avokati i ‘Currit’: Klienti im nuk i njeh të akuzuarit tjerë për fajde

Avokati i Ismet Osmanit, i njohur si ‘Curri’, Alban Arifi, ka thënë se janë ankuar në Gjykatën e Apelit pas caktimit të masës së paraburgimit prej ndaj klientit të tij dhe 4 të tjerëve.

“Ne e kemi dërgu ankesë në Apel. Tash jemi duke e pritë përgjigjje prej Gjykatës”, ka thënë Arifi për Insajderin.

Gjykata Themelore në Prishtinë të martën ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji mafiozit Ismet Osmani – Curri dhe tre të dyshuarve tjerë: Ilir Bojkut, Mentor Maqanit dhe Adil Thaçit, të dyshuar për veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’

Megjithëse ata janë ndaluar nga Policia në të njëjtën ditë dhe akuzohen për të njëjtat vepra penale, avokati i ‘Currit’ thotë se klienti i tij nuk i njeh të akuzuarit tjerë.

“Klienti im nuk i njeh personat tjerë”, ka pohuar avokati.

Policia e Kosovës të hënën ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprat penale “fajde” dhe “detyrim”. Sipas Policisë, Curri dhe të tjerët kishin përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 2.5 milionë euro.