Fjalë Kyçe

Avokati i Kadri Veselit kritikon Prokurorinë për mungesën e dosjes

Avokati i Kadri Veselit kritikon Prokurorinë për mungesën e dosjes

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson e ka nisur me kritika të ashpra edhe pjesën e dytë të seancës në Speciale, kritika këto që iu drejtuan Prokurorisë së Specializuar.

Ai tha se prokuroria nuk e di as vet se kur do të dorëzojë dosjen paraprake, dhe në këtë situatë, gjykata duhet të veprojë me urdhëra të prerë, shkruan lajmi.net.

“Parashtrohet pyetja në qoftë se Prokuroria është e gatshme të dorëzojë dosjen paraprake. Nuk është detyrë e gjykatësit të pyes Prokurorinë, por ta urdhërojë atë. Ne e dijmë që asgjë që thotë prokuroria është e gabueshme. Ju si gjykatës duhet t’i vendosni afatet. Prokuroria në konferencën e pestë ka thënë se dosjen do ta ketë në mes të tetorit”, tha ai.

Tutje, Emmerson përmendi deklaratën e mëhershme të Prokurorisë se gjykimi do të fillojë në qershor të këtij viti, por që më pas gjërat ndryshuan krejtësisht.

Në këtë situatë, Emmerson thotë se Prokuroria ka dalë jashtë kontrolli.

“Ka një vit që Prokuroria thotë se gjykimi është i gatshëm të fillojë në qershor të këtij viti. Urdhëroni që prokuroria të dorëzojë dosjen paraprake në mes të tetorit, sepse përndryshe do t’i bije se ju po bëni ftesë. Prokuroria ka pasur të gjitha mjetet por kanë dalë jashtë kontrollit. Ata na thanë se nga mesi i tetorit do të jenë të gatshëm. Ju duhet ta dini se ne duhet të kemi një pasqyrë të çështjeve që na presin. Është një mungesë e parashikueshmërisë. Ju ia lini Prokurorisë të zgjedhë se kur janë të gatshëm të dorëzojnë dosjen paraprake, ky është një keq-menaxhim, me gjithë respektin, dosjet duhet të urdhërohet që të dërgohen deri më 31 tetor. Po bëhet thuajse 1 vjet që të akuzuarit ndodhen në paraburgim dhe ju me siguri që ndani mendimin tim se pas 1 viti të akuzuarit kanë të drejtë të dijnë se cila është çështja kundër tyre”, tha ai.