Fjalë Kyçe

Avokati mohon sërish arrestimin e Valdrin Sahitit

Avokati mohon sërish arrestimin e Valdrin Sahitit

Besnik Berisha avokati i stilistit kosovar, Valdrin Sahiti, ka reaguar pas raportimeve nga portali ‘Paparaci’ se kreatori i veshjeve është ndaluar nga Policia e Turqisë të mërkurën dhe ndodhet në masën e paraburgimit

Në një postim në Facebook, Besnik Berisha pa asnjë dëshmi ka thënë se lajmi i ‘Paparacit’ është i pavërtetë.

Ai madje ka mbledhur edhe lajmet e mediave tjera që kanë cituar ‘Paparacin’ duke i quajtur ‘fake news’.

“FAKE NEWS! Me shume respekt per punen e secilit medium dhe koleg gazetar, lajmet e meposhtme jemi te detyruar t’i denoncojme si FAKE News sepse te tilla jane! Mos u besoni!”, ka shkruar avokati Berisha.