Fjalë Kyçe

Avokatja flet për rastin e arrestimit të një fëmije për vjedhjen e çokollatave

Avokatja flet për rastin e arrestimit të një fëmije për vjedhjen e çokollatave

Nuk mundi t’iu rezistojë ëmbëlsirave në raftet e një dyqani ushqimor. Andaj një i mitur një Prishtinë vendosi që ti marr 15 sosh, por pa i paguar.

Kësioj, Policia e Kosovës ka identifikuar të miturin ku e arrestuan e më pas e dërguan në mbajtje. Ky rast që ndodhi të mërkurën rreth orës 15:30, u cilësua si vjedhje nga Policia e Kosovës.

E njohësit e drejtësisë po shprehen që ky rast ka të bëjë me një vjedhje të vogël, por që këto raste sipas tyre mund të dënohen për shkak të mos përsëritjes në të ardhmen.

Rasti i të miturit ku është dërguar në mbajtje për shkak të vjedhjes së 15 çokollatave në vlerë të 50 euro është një nga rastet e shumta ku personat që kryejnë vjedhje dërgohen menjëherë në mbajtje.

Njësoj nuk veprohet në disa raste kur kemi të bëjmë me mbajtje apo posedim të substancave narkotike. Një rast i fundit po të mërkurën në Podujevë, një personit i janë gjetur në trup 20.3 gram marihuanë. I njëjti pasi është intervistuar me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.