Fjalë Kyçe

AVONET: MASHT-i strehë e militantëve dhe nepotizmit

AVONET: MASHT-i strehë e militantëve dhe nepotizmit

Rrjeti i OJQ-ve, AVONET ka realizuar një hulumtim dhe si rezultat i kësaj ka identifikuar se rekrutimi në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është bërë në baza politike dhe familjare.

Sipas kësaj organizate komplet në këto punësime janë personat që dalin të  jenë pjesë e strukturave të partisë Nisma Socialdemokrate, parti e cila udhëheq me këtë ministri, shkruan Gazeta Alo.

AVONET ju sjellë vetëm disa nga personat të cilat lidhen drejtpërdrejtë me militant dhe familjar të partisë NISMA Socialdemokrate:

Shkurte Gashi, ishte kandidate për asamble në Komunën e Prishtinës,

Valdete Prebeza, ishte kandidate për asamble në Komunën e Prishtinës,

Arianit Krasniqi, kryetar i rinisë të Degës Nisma Socialdemokrate në Malishevë,

Rudina Restelica, e aderuar në muajin qershor 2018 në partin Nisma Socialdemokrate,

Veton Kastrati ish asamblist i partiës Nisma dega në Malishevë,

Lavdim Rizani anëtar i degës së partisë Nismës në Lipjan,

Diana Bytyqi, bashkëshortja e Ardian Gashit zyrtarit të Nismës për Media

Alberina Foniqi Boja, anëtare e forumit të gruas në Suharekë ,

Në këtë institucion përmes një projekti të MPMS është punësuar mbesa e ministrit znj. Beslina Hoxha dhe Milot Hyseni, djali i motrës së bashkëshortes se ministrit.

Ardita Muqolli e cila ka aderu në muajin qershor në Nisme.

AVONET, duke parë se kjo dukuri është bër njëra prej “veprimeve normale” në shoqërinë tonë nga zyrtarët e lart politik, si një prej dukurive aspak demokratike, ku po ju pamundësohet konkurimi i barbartë në konkurse publike, andaj AVONET shpreh shqetësimin më të thellë dhe konsiderojnë se zyrtarët e institucioneve janë duke abuzuar me detyrën zyrtare dhe duke cenuar të drejtën për punësim dhe papunësinë që ky veprim është i sanksionuar edhe me Kodin Penal të Kosovës.

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS me nr. 04/L-082 i  Kuvendit të Republikës së Kosovës

Neni 222

Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë

 

  1. Kushdo që ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta, ashtu siç që është përcaktuar me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet.
  2. Kushdo që nuk vepron në pajtim me legjislacionin mbi të drejtat e personave të papunësuar dhe me këtë ia mohon apo ia kufizon të drejtat që iu takojnë atyre, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni.

AVONET, konsideron se përgjegjësi  e kësaj praktike është ministri Bytyqi, i cili është udhëheqës i kësaj ministrie dhe përgjegjësia i takon ministrit Bytyqi, poashtu ai është në dijeni për këtë praktik, ku ky ministër ka të punësuar edhe të afërt të tij.

AVONET kërkon nga Qeveria e Kosovës, konkretisht nga kryeministri Haredinaj që të merr masa ndaj këtij institucioni dhe poashtu kërkojmë nga Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi të ftoj ministrin Bytyqi në interpelancë dhe kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit të hetoj rastin./Gazeta Alo/