Fjalë Kyçe

“Baba i tenderëve” paraqitet në Prokurorinë Speciale, do të intervistohet për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë

“Baba i tenderëve” paraqitet në Prokurorinë Speciale, do të intervistohet për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë

Pas zëvendësministrit Hysen Durmishi, Prokuroria Speciale ka ftuar për intervistim edhe ish-Shefin e Prokurorimit në Ministrinë e Infrastrukturës, Nexhat Krasniqin, apo siç njihet “Baba i tenderëve”.

Edhe Krasniqi do të intervistohet lidhur me tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë. T7 ka publikuar pamjet e Krasniqit, duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale.

Inervistimi i tij vjen një javë pas atij të Hysen Durmishit, i cili javën e kaluar u intervistua si i dyshuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në lidhje me rastin për të cilin “Baba i Tenderëve” po intervistohet sot nga Prokuroria Speciale, Organi Shqyrtues i Prokurorimit në dhjetor të vitit të kaluar kishte kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që Krasniqit t’ia revokojë certifikatën Zyrtarit Përgjegjës të Prokurorimit në MMPHI. Kjo pasi sipas vendimit OSHP’së që kishte siguruar gazeta online Reporteri.net, janë konstatuar parregullsi dhe shkelje të mëdha në dhënien e tenderit për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë.

Ndryshe, në nëntor të vitit 2023, Nexhat Krasniqi u përfshi në listën e zezë të SHBA-së. Ai ishte drejtor i Divizionit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës deri atë ditë. Në MMPHI, po të njëjtën ditë u pezullua, porse u rikthye në punë disa ditë më vonë.

Nga detyra e drejtorit të Divizionit të Prokurimit, atij iu ndërrua pozita në drejtor të Departamentit të Infrastrukturës Rrugore, që ishte më e lartë sesa pozita paraprake.

Tek më 21 nëntor 2023, Komisioni Disiplinor e përjashtoi atë nga shërbimi civil, si masë disiplinore.