Fjalë Kyçe

Babai i Dua Lipës vodhi gjithë vëmendjen në Brits 2019

Babai i Dua Lipës vodhi gjithë vëmendjen në Brits 2019

Ajo mund të ketë hyrë në skenë por ishte babai i Dua Lipës, Dukagjini ai i cili vodhi gjithë vëmendjen.

Dukagjin Lipa, ylli i rokut në Kosovë, ktheu rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve në Arena 02 në Londër, shkruan dailymail transmeton lajmi.net.

Thuhet se muzikanti i njohur organizoi një festival muzikor në Kosovë për të ndryshuar bindjen e gabuar që kishin njerëzit për këtë vend, duke iu referuar kështu festivalit të njohur që u mbajt vitin e kaluar në Prishtinë, Sunny Hill, ku mori pjesë edhe Action Bronson.

“Kjo është mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën si një vend i dashur, paqësor dhe mikpritës për fqinjët tanë dhe gjithë ata që duan të argëtohen”, kishte thënë Lipa.

Dua Lipa në “Brit Awards”, këtë vit është shpërblyer me “Kënga më e mirë e vitit” me projektin “One Kiss”, në bashkëpunim me Calvin Harris.