Fjalë Kyçe

Babai i Iran Badallajt, i dyshuari për shpërthimin në Zhur – kishte vrarë gruan dhe vjehrrin

Babai i Iran Badallajt, i dyshuari për shpërthimin në Zhur –  kishte vrarë gruan dhe vjehrrin

Iran Badallaj, i dyshuari për krimin e ndodhur në Zhur të Prizrenit ka një të kaluar të hidhur. Babai i tij, Sulejman Badallaj e kishte vrarë në fillimet e viteve të 90-ta gruan dhe vjehrrin (babain e gruas).

Ky krim kishte bërë bujë në vitat e 90-ta, për çka Sulejmani ishte dënuar me shumë vite burgim. Ai duhej të vuante dënimin në Burgun e Dubravës.

Por, burgun nuk arriti ta përfundonte ngase në maj të vitit 1999, Sulejman Badallaj ishte pjesë e viktimave në Masakrën e Dubravës, shkruan Indeksonline.

I rritur pa prindër dhe në kushte të vështira, Iran Badallaj ra në sy në shoqëri si një djalë problematik duke bërë disa vepra penale.

Në shtëpinë e Iran Badallajt, të martën që po e lëmë pas ndodhi një fatkeqësi që tronditi Kosovën. Sami Thaqi, zyrtar policor vdiq në krye të detyrës në një aksion hetimor në shtëpinë e familjes Badallaj.

Eksplozivi i montuar në derën e hyrjes së shtëpisë ishte fatal për policin Thaqi, ndërsa nga ky shpërthim u lënduan edhe tre persona të tjerë, dy policë dhe një djalë i familjes Badallaj.

Iran Badallaj është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndaj tij është shqiptuar masa e arrestit prej 1 muajsh.