Fjalë Kyçe

Babë e bir të prekur me koronavirus, mjeku rrëfen gjendjen e tyre shëndetësore

Babë e bir të prekur me koronavirus, mjeku rrëfen gjendjen e tyre shëndetësore

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të dy të prekurve të parë me koronavirus në Shqipëri.

Në një konferencë për median, mjeku është shprehur se i ka vizituar personalisht nga afër babë e bir dhe ka deklaruar se 28 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, me një temperaturë prej 37.2 gradë celcius.

Kalo ka shtuar se babai i ‘pacientit zero’ rezulton të ketë probleme me frymëmarrjen për shkak se është duhanpirës prej shumë vitesh.

Kalo: Të dy rastet janë te Infektimi dhe po marrin trajtimin e duhur. Dhoma kanë oksigjen dhe kanë minimumin e pajisjeve të nevojshme, nuk janë dhoma hoteli, por spitali. Janë në përputhje spitalore, më të mira të mundshme janë në përputhje me standartet botërore.

Do ia dalim mbanë në këtë beteje. Unë i kam vizituar vetë të dy këta pacientë, dhe gjendja e tyre është e mirë për momentin, djali nuk ka pasur temperaturë më të lartë se 37.2 gradë, ndërkohë që ka shenja pleumonare.

Janë në gjendje shumë të mirë, kanë një nivel oksigjenimi shumë të mirë në mushkëri. Personi i kontaktit, që është infektuar, kishte një nivel më të ulët oksigjenimi në mushkëri, që është përkeqësuar për shkak se ka një duhanpirje shumë të gjatë.