Baby G është këngëtarja e re e estradës sonë që u rrit në Angli.
Ajo erdhi në Kosovë për të krijuar karriere e saj artistike, shkruan Gazeta Alo.
BabyG u bë e njohur me muzikën e saj mirëpo më shumë me skandalet që u përfolën shumë në mediet tona.
Ajo në rrjetin social, instagram ka shpërndarë një foto nga Parisi ku duket se sapo ka dalë nga dushi, mirëpo ajo që bie në sy është shenja në këmbën e saj të djathtë.
Si duket këngëtarja impulsive nuk mund të rrijë e qetë edhe pas rrahjes me shoqen e saj të ngushtë./Gazeta Alo/