Fjalë Kyçe

Bahtiri: Edhe njëqind herë të hyjmë në zgjedhje, me PDK-në nuk shkojmë

Bahtiri: Edhe njëqind herë të hyjmë në zgjedhje, me PDK-në nuk shkojmë

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i VV-së, Agim Bahtiri, ka thënë në T7 se qeverisja LDK dhe VV do të ndodhë pasi që nuk ka opsion tjetër, dhe se këtë e ka kërkuar qytetari.

“Shumë shpejt vendi do të futet në një qeverisje LDK-VV”, ka thënë Bahtiri.“Vendi nuk shkon në zgjedhje pasi nuk ka opsione tjera. Edhe njëqind herë të hyjmë në zgjedhje me PDK-në nuk shkojmë”Tutje kur është pyetur për komentet e Ramush Haradinajt se me Albin Kurtin del vetëm për të pirë kafe dhe jo për tu futur në qeveri, Bahtiri është përgjigjur kështu.

“Askush nuk e ka ftuar Ramushin për të biseduar në bashkëqeverisje. Për qeverisje e kemi vetëm një opsion, e ajo është LDK’ja”.