Fjalë Kyçe

Bahtiri ka një mesazh për Hazirin, ia këput shpresat LDK-së

Bahtiri ka një mesazh për Hazirin, ia këput shpresat LDK-së

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, duke iu përgjigjur një deklarate të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, se Qeverinë duhet ta udhëheqë VV, kurse LDK me Parlamentin, ka thënë se nuk ka kthim prapa 26 dhjetorit.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar LDK-në “që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje”.

Postimi i plotë i Bahtirit:

“Kur kanë mbetur vetëm edhe pak kohë deri në votimin e Qeverisë Kurti, e ftoj LDK-në që të bëhet e arsyeshme dhe fleksibile për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Kthimi para datës 26 dhjetor nuk është i mundshëm dhe as i arsyeshëm, sepse Kuvendi i Kosovës ka kryetarin më të denjë të zgjedhur që prej themelimit të tij.

Kosova nuk ka kohë për inate politike dhe eksperimete me pozita pëmes dorëheqjeve dhe emërimeve”, ka thënë Bahtiri.

LDK ka mbajtur sot një takim konsultatib lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje me LVV-në”, ka shkruar Bahtiri.

Pas përfundimit të këtij takimi, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kanë zhvilluar konsultime ditore, dhe se do të vazhdojnë përpjekjet dhe takimet intensive edhe brenda strukturës edhe me partnerin e ardhshëm të koalicionit LVV-në, për të arritur marrëveshje politike që të hënën i jep vendit ekzekutivin e ri.

Ai ka thënë se partia e tij vazhdon të insitojë se VV duhet të udhëheq me Qeverinë, e LDK me Kuvendin.