Fjalë Kyçe

Bahtiri: Që nga e hëna të fillojë procesi mësimor

Bahtiri: Që nga e hëna të fillojë procesi mësimor

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, bëri apel tek mësimdhënësit që nga e hëna të fillojnë procesin mësimor.

Gjatë ditës së sotme ai ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut në Mitrovicë, drejtorët e shkollave fillore e ato të mesme dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët ka biseduar për arritjen e një zgjidhjeje të përbashkët për ndërprerjen e grevës.

“Kryetari Bahtiri, potencoi se i mbështet kërkesat e SBASHK-ut dhe është i pajtimit që mësimdhënësit duhet të kenë pagë më të lartë, mirëpo ata duhet të përdorin metodë tjetër për realizimin e kërkesave të tyre e jo përmes grevës, kështu ai bëri apel tek të gjithë mësimdhënësit që të mendojnë për nxënësit dhe procesi mësimor të filloj nga e hëna dhe nxënësit të ulen në bankat shkollore”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut.

Kryetari i SBASHK-ut në Mitrovicë, Isa Ismajli, theksoj se nëse u përmbushen kërkesat ata nuk do të ndërprenë grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre.