Fjalë Kyçe

Bahtiri reagon ashpër ndaj atyre që e kundërshtuan bashkimin e Mitrovicës

Bahtiri reagon ashpër ndaj atyre që e kundërshtuan bashkimin e Mitrovicës

Ideja e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri që të bashkohet Mitrovica, nuk ka gjetur përkrahje në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, e në lidhje me këtë ka reaguar vet kryetari Bahtiri.

Ideja e kryetarit të Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, që të bashkohet Mitrovica, nuk ka gjetur përkrahje në ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, e në lidhje me këtë ka reaguar vet kryetari Bahtiri.

Ministria në fjalë përmes një vendimi ka refuzuar kërkesën e qytetarëve të komunës së Mitrovicës së jugut për bashkim me atë veriore, shkruan lajmi.net.

Ai e ka quajtur poshtërsi dhe të turpshëm vendimin e ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal për refuzim të kësaj kërkese.

“Kjo është poshtërsia më e madhe që e bën ajo sekretaresh së bashku me ministrinë e tyre. Kjo është poshtërsi që i ndodh komunës së Mitrovicës prej asaj ministrie”, është shprehur Bahtiri.

Ai është shprehur se nuk ia ka drejtuar kërkesën dhe peticionin ministrisë, por Kuvendit të Kosovës, ndërsa hapi i tij i radhës do të jetë dorëzimi i kërkesës dhe peticionit tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Unë nuk ia kom drejtuar asnjë ministrie, por ia kam drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kush e ka dërguar tek ajo le të marrë përgjegjësi. Unë nesër kam takim në orën 10:00 me presidentin e shtetit, duke ia drejtuar atij që të fillojë procedurë dhe ta dërgojë në Kuvend”, tha Bahtiri më tutje.

Bahtiri gjithashtu është shprehur se askush nuk mund të lëvizë me karta për Mitrovicën.

“Ky është turpi i madh që po i ndodh, dhe nëse dikush lëviz me karta për Mitrovicën, nuk do të mund të lëviz më”, vazhdoi ai.

I pyetur nëse hapi i tij i radhës për realizimin e idesë së tij mbështetet tek presidenti i vendit ai është shprehur se po, për arsye se kjo është legjitime.

“Sigurisht që po për arsye se është legjitime, është kërkesë e qytetarëve dhe kërkesa e qytetarëve mundet me ndryshu komplet kushtetutën e jo ligjin. Dhe ajo që ka bërë atë i qoftë turp. Neve nuk do të na ndal askush në të drejtën tonë, pikë”, tha Bahtiri në fund.

Kjo iniciativë e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri së bashku me një peticion të nënshkruar nga rreth 17 mijë qytetarë ishte për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave.

MAPL përmes këtij vendimi, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të refuzojë nismën legjislative meqë nuk i përmban kushtet dhe kriteret e përcaktuara me Ligjin për Nisma Legjislative.