Fjalë Kyçe

Bahtiri thotë se Mitrovica do të bashkohet por nuk garanton gjënë më të rëndësishme

Bahtiri thotë se Mitrovica do të bashkohet por nuk garanton gjënë më të rëndësishme

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, insistion se Mitrovica do të bashkohet dhe për këtë nuk do të lë gurë pa lëvizur.

Në RTK, ai ka thënë se po e pret momentin që ti shoh në sy deputetet e Kuvendit të Kosovës, kur të votojnë për bashkimin e qytetit.

“Do të shofim deputetet shqiptar nëse dikush nga ta që ka gjak shqiptari do të votojë kundër, dhe do të ishte e turpshme nesë ndodhë kjo”, deklaroi Bahtiri.

Ai nuk ka qenë në gjendje të garantojë nesë Mitrovica e bashkuar do të jetë në kufijtë aktual, duke aluduar në bisedimet Kosovë-Serbi.

Sa i përket dialogut, ai ka thënë se kur “babai” dhe “nëna”, duke iu referuar SHBA-ve thonë se duhet të behët kështu, atëherë ashtu duhet të ndodhë. “Nëse Amerika thotë që që duhet ta rrëzojë shtëpinë, unë do ta bëjë atë”, deklaroi Bahtiri.

Sipas tij ai që nuk e degjon Amerikën është djalë i lazdruar.