Fjalë Kyçe

Bahtiri tregon arsyet pse nuk deshi të jetë pjesë e listës për deputet

Bahtiri tregon arsyet pse nuk deshi të jetë pjesë e listës për deputet

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kaluar në Vetëvendosje. Ai në ‘Zona Zgjedhore’ në Klan Kosova ka thënë se arsyeja pse ka kaluar në VV-je ka qenë populli.

Bahtiri ka thënë se nuk ka vendosur të jetë pjesë e listës për deputet, pasi nuk ka dashur të gënjejë qytetarët që ia kanë dhënë votën për kryetar. “Jam mundu me bë mirë në këtë vend, e mira është kur e ki afër popullin unë e kom as fatin me kanë shërbëtor i popullit.

Vendimi që të kaloj në VV, është vendimi i qytetarëve. Struktura e AKR-së përpos një personi ka mbetur në AKR, për të hap dyert e AKR-së, krejt struktura është me Agim Bahtirin, dhe populli me Agim Bahtirin.

Jemi duke bërë fushatë në vendin tim, çdo lagje. Nuk i gënjej qytetarët e Mitrovicës ma kanë dhënë votën për kryetar, jo vetëm këtë mandat por edhe shumë mandate të tjera”, ka thënë Bahtiri.