Fjalë Kyçe

Bajqinovci: Shumë projekte po realizohen, e kemi problemin me një opozitë anemike

Bajqinovci: Shumë projekte po realizohen, e kemi problemin me një opozitë anemike

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita në Kosovë është anemike.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se Qeveria është duke kryer shumë projekte, transmeton Klankosova.tv.

“Vaksinat, konfiskimi, homologimi, AKP-ja, vetingu dhe shumë e shumë projekte po realizohen”.

“Por e kemi problemin e një opozite anemike e cila dita ditës po na shqetëson me mungesë kreativiteti”, ka thënë Bajqinovci.